Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, zbuloi se ka folur me Vinícius Júnior pas reagimit të tij të zemëruar gjatë “El Clásico”-s mes Real Madridit dhe Barcelonës. “Fola me të për reagimin. I thashë se kishte bërë gabim. Ai e kuptoi dhe kërkoi falje. Për mua çështja është e mbyllur”, – deklaroi ish-trajneri i Real Madridit në konferencën për shtyp në Rio de Janeiro, ku shpalli listën e lojtarëve të Brazilit për miqësoret e ardhshme.
Ancelotti shtoi se pas kërkim-faljes publike nga lojtari, “nuk ka asnjë problem, as këtu, as me klubin, as me trajnerin e tij Xabi Alonso”. Vinícius u kritikua për protestat dhe fjalët fyese pas zëvendësimit në “El Clásico”, por më pas kërkoi falje në rrjete sociale ndaj klubit dhe tifozëve.
“Asgjë më tepër, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E duam shumë”, – përfundoi Ancelotti, që ruan marrëdhënie të shkëlqyera me yllin brazilian.
The post Ancelotti: Gaboi me reagimin e tij në “El Clasico“, ja çfarë fola me Vinicius appeared first on Telesport.



															








