Carlo Ancelotti i ka bindur të gjithë në Brazil dhe, pavarësisht nga rezultati i Botërorit të ardhshëm, pritet të vazhdojë si trajner i “Seleção”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Samir Xaud, njoftoi se zgjatja e kontratës së tij deri më 2030 është afër.
Aktualisht, kontrata e Ancelottit, ish-trajner i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit, skadon verën 2026. Xaud deklaroi: “Dialogu për rinovimin është në zhvillim dhe të dyja palët janë të interesuara. Po bëjmë ndryshime burokratike për të vazhduar punën e tij”.
Sipas gazetës “Lance”, nënshkrimi mund të ndodhë javët e ardhshme. Xaud shtoi: “Rinovimi para Botërorit është shumë i rëndësishëm për futbollin brazilian. Ancelotti ka treguar cilësinë dhe kompetencën e tij, si trajner ashtu edhe si person. Është i përshtatshëm për kombëtaren dhe CBF. Duam që ky projekt të vazhdojë dhe ai të ketë më shumë kohë për futbollin brazilian”.
Ancelotti gjithashtu e ka shprehur dëshirën për të vazhduar si trajner, duke bërë edhe shaka se “rinovimi para Botërorit mund të jetë më ekonomik” për CBF.
The post Ancelotti fiton zemrat e brazilianëve, presidenti: Rinovim deri më 2030, trajneri i duhur për ne appeared first on Telesport.










