Luka Modrić, edhe në moshën 40-vjeçare, vazhdon të gëzojë vlerësim të madh në botën e futbollit, jo vetëm për atë që ka qenë, por edhe për atë që vazhdon të tregojë në fushë. Ndeshja e fundit miqësore mes Brazilit dhe Kroacisë së tij ishte gjithashtu një rast për të takuar njohje të vjetra nga koha te Real Madridi.
Mbi të gjitha, është i njohur raporti i shkëlqyer që ai ka me ish-trajnerin Carlo Ancelotti, sot në krye të përfaqësueses braziliane. Pikërisht pas përfundimit të ndeshjes, të fituar 3-1 nga brazilianët, ka qarkulluar një video ku shihet Ancelotti duke e përshëndetur me përzemërsi mesfushorin kroat dhe më pas pyetur: “A nuk ke ndonjë gjysh brazilian?”
Një pyetje qartësisht ironike për të theksuar se trajneri, po të kishte mundësi, do ta natyralizonte menjëherë te Brazili për ta pasur sërish në ekipin e tij.
The post Ancelotti e shpreh me batutë pikante admirimin për Modrić: Mos ke ndonjë gjysh brazilian? appeared first on Telesport.










