Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, foli për Italinë e ish-lojtarit të tij te Milani, Gennaro Gattuso, në një intervistë për “Corriere di Ticino”: “I uroj fat të mbarë dhe e pres në Botëror. Do t’ia dalë 100%, madje për ters them 95%. Le t’ia lëmë fatit. E vetmja siguri është që Italia do të ishte në një grup jo shumë të vështirë, ku e vetmja skuadër e fortë është Zvicra”.
Ancelotti komentoi edhe vështirësitë e rolit të ri si trajner kombëtareje: “Është problemi i ndjekjes së lojtarëve, sepse më të mirët janë pothuajse të gjithë në kampionate të tjera, shumë në Europë. Pavarësisht shikimit përmes televizionit, distancat nuk ndihmojnë.
Mes atyre jashtë janë edhe ‘italianët’ Bremer dhe Wesley. Lojtari i Juventusit është një rikthim i mirëpritur dhe përforcim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen. Ai i Romës po bën shumë mirë në krah dhe mund të jetë një nga zbulimet. Surprizat? Norvegjia, që fitoi bindshëm grupin me Italinë, mund t’i hapë probleme kujtdo. Është një skuadër e pjekur, jo vetëm Haaland”.
The post Ancelotti: E pres Gattuson në Botëror, Italia do t’ia dalë 100%. Për ters po them 95%… appeared first on Telesport.










