Carlo Ancelotti debutoi në “Maracanã” me një plan të qartë: 4 sulmues, topi lëviz shpejt, dominim i ndeshjes me cilësi. Dhe funksionoi. Estevão shënoi golin e parë me “Canarinha” dhe trajneri italian u pa i qeshur, Brazili i tij po fillon të marrë formë. Kundër një Kili të pafuqishëm, “Selecao” luajti vertikalisht, me shumë topa në krahë.
Martinelli dhe Estevão kërkonin diagonale të pamundura, ndërsa Raphinha, me fanellën nr.10, shpërndante lojën. Brazilit iu anuluan dy gola të shpejtë, por dominimi ishte i plotë. Goli erdhi nga një shpërthim individual; Raphinha tentoi portën, portieri grushtoi dhe Estevão realizoi me goditje akrobatike.
Pjesa e parë solli polemika me VAR-in, ndërsa e dyta ndryshoi ritëm vetëm pas hyrjes së Luiz Henrique, i cili krijoi dy gola; Paquetá dhe Bruno Guimarães vulosën 3-0. Me Brazilin tashmë të kualifikuar dhe Kilin jashtë garës, ndeshja vlejti më shumë për Ancelottin, që ende kërkon ekuilibrin perfekt, por në “Maracanã” u pa një ekip që rikthen optimizmin.
The post Ancelotti debuton në “Maracana”, i rikthen buzëqeshjen dhe fitoret bindëse Brazilit (video) appeared first on Telesport.