Ancelotti: Botërorin e fiton ekipi që pëson më pak gola dhe jo ai që shënon më shumë

Pas humbjes me Francën në miqësoren e parë, kombëtarja e Brazilit përgatitet për sfidën e dytë në Amerikë, atë ndaj Kroacisë. Trajneri italian i “Seleçao”, Carlo Ancelotti, foli për marrëdhënien me Luka Modric, që e ka drejtuar te Real Madrid.

E konsideroj atë një nga më të mirët që kam stërvitur ndonjëherë. Të gjithë e njohim se kush është dhe se çfarë ka fituar me Real“, komentoi trajneri i Brazilit.

Më tej, Ancelotti komentoi pyetjen se kush do ta fitojë botërorin që zhvillohet këtë verë. “Historia është e qartë: Brazili ka nevojë për talent në sulm dhe një mbrojtje të mire. Nuk ka rrugë tjetër”, tha italiani.

Jam i bindur se skuadra që pëson më pak gola do të fitojë Kupën e Botës dhe jo ajo që shënon më shumë gola“, përfundoi Ancelotti.

The post Ancelotti: Botërorin e fiton ekipi që pëson më pak gola dhe jo ai që shënon më shumë appeared first on Telesport.