Analizë përmes statistikave, Barcelona ka harruar si bëhen përmbysjet në Champions

Nëse Real Madridi ka pasur kaq shumë sukses në Europë vitet e fundit, kjo ka qenë sepse, ndër të tjera, ka jetuar gjithmonë me “shpirtin e përmbysjeve”. Një specialitet që, megjithatë, i është bërë problem i madh Barcelonës, e cila nuk ka tjetër zgjedhje veçse të rikujtojë si bëheshin përmbysjet, të paktën për të përsëritur gjysmëfinalet e Champions League të sezonit të kaluar.

Në të vërtetë, nuk pritej që Atlético Madridi të paraqitej ashtu në “Camp Nou” (fitoi 2-0) pas humbjes në La Liga dhe, siç ndodhi në dhjetor 2024, jo vetëm mori një fitore të vlefshme, por u kthye në “Metropolitano” me avantazh të rëndësishëm falë golave të Álvarez dhe Sørloth.

Situata krijon frikë tek ambienti katalanas, sidomos duke parë historikun në Champions kundër Atlético Madridit. Në vitin 2014, skuadra e Simeones barazoi në “Camp Nou” dhe u kualifikua në ndeshjen e kthimit me golin e hershëm të Koke, ndërsa më 2016 dopieta e Griezmann në “Calderón” përmbysi humbjen 2-1 të ndeshjes së parë. Të dyja rastet në çerekfinale, si raundi aktual i Ligës së Kampionëve, teksa pritet çerekfinalja e kthimit.

Në përgjithësi, përmbysjet nuk janë pikë e fortë e Barcelonës në Champions League. Në fakt, duhet të kthehemi te sezoni 2017-2018 për herën e fundit kur katalanasit përmbysën një disavantazh pas ndeshjes së parë. Ishte ajo mbrëmje e famshme kundër PSG-së, që ende kujtohet në Barcelonë dhe mbetet referencë historike.

Në prag është kthimi ndaj Atlético Madridit, duhet përmbysur disavatazhi 2-0. Ndërkohë, optimizmi është rritur pas fitores së fundit në derbin ndaj Espanyol dhe distancës prej 9 pikësh nga Real Madridi, në garën për titullin e La Liga-s.

The post Analizë përmes statistikave, Barcelona ka harruar si bëhen përmbysjet në Champions appeared first on Telesport.