Analiza e Milanit / Çfarë funksionon dhe çfarë jo. Mesfusha dhe sulmi, çështjet që duhen zgjidhur

Debutimi i fundit i shumëpritur, ai i Modric, erdhi në ndeshjen kundër Chelsea. Një start i vështirë dhe përfundim edhe më i keq. Sidoqoftë, mesazhet nga kroati ishin pozitive, edhe pse pak të paqarta. Në prag të sezonit, ku Allegri ka dhënë dritë jeshile për performancën, pyetja kryesore mbetet: cili do të jetë formacioni titullar?

Roli i Modric është kyç. Në Londër ai hyri në vend të Ricci, duke marrë pozicionin e tij. Pra, a do të jetë Modric pika qendrore e mesfushës, “regjisori” i pastër, me Fofana pranë tij për të punuar fort? Vendimet më të komplikuara janë në mesfushë, ku kombinimet si Ricci, Modric dhe Jashari duken të vështira për t’u materializuar për arsye fizike dhe taktike.

Për këtë arsye, gjatë përgatitjeve kanë pasur shumë hapësirë lojtarë si Loftus-Cheek dhe Musah, të cilët, për momentin, nuk e kanë të sigurt të ardhmen në klubin kuqezi. Stili i lojës që preferon Allegri; mbrojtje e organizuar dhe kundërsulm i shpejtë, kërkon fuqinë dhe shpejtësinë e tyre, ashtu si edhe teknicitetin e Jasharit, Ricci dhe Modric.

Milani që kemi parë deri tani është një skuadër që kërkon të dalë shpejt nga presingu dhe ta gjejë sulmuesin menjëherë. Leao, i aftë të shfrytëzojë hapësirat në 35 metrat e fundit, edhe sulmuesi qendror që lidh repartet, janë thelbësorë për këtë mënyrë loje.

Në fund, duket se mesfusha titullare nuk është ende e qartë. Modric do të ketë hapësirën e tij, përvoja që sjell është thelbësore për balancën e ekipit. Jashari do të jetë i padiskutueshëm; Ricci dhe Fofana do të alternohen sipas nevojës, ndërsa Loftus-Cheek mbetet kartë e rëndësishme për zëvendësime.

Pulisic, ndoshta më pozitiv në sezonin e fundit, rrezikon të ketë pak minuta në fushë në formacionin 3-5-1-1. Ai mund të alternojë me Leao, por të dy janë shumë të rëndësishëm. Vendosja e tij në vend të Saelemaekers është më e vështirë, edhe pse mund të përdoret kundër ekipeve më të mbyllura, si zëvendësues i Estupinian në krah, por kjo do të jetë zgjidhje e detyruar dhe jo e përhershme.

Në mbrojtje, me ardhjen e De Ë//inter, formacioni me tre qendërmbrojtës është ende në diskutim. Tomori dhe Pavlovic duket se do të jenë titullarë, ndërsa Gabbia dhe ish-lojtari i Genoa do të luftojnë për vendin e fundit në këtë repart. Nga të gjithë, Gabbia duket më i përgatitur për të udhëhequr linjën e mbrojtjes.

Përgjigjet do të vijnë shpejt, më 17 gusht në Kupën e Italisë kundër Barit, ku do të fillojë puna serioze dhe do të kuptojmë më mirë se çfarë na pret këtë sezon me Milanin.

The post Analiza e Milanit / Çfarë funksionon dhe çfarë jo. Mesfusha dhe sulmi, çështjet që duhen zgjidhur appeared first on Telesport.