Analisti i shkruan presidentes Osmani: Fillo dialogun ndërpartiak për zgjidhjen e ngërçit politik

Analisti politik Shenoll Muharremi i ka shkruar sot letër presidentes Vjosa Osmani.

Ai i ka kërkuar shefes së shtetit që të fillon procesin e dialogut ndër-partiak për ta gjetur zgjidhjen e ngërçit aktual.

Në këtë letër ai ka kërkuar që Osmani t`i takojë në mënyrë individuale dhe në takime të përbashkëta liderët e partive politike.

“Propozimi im është i drejtpërdrejtë: 1. Takime individuale menjëherë (e premte ose të shunën) me të gjithë kryetarët e partive parlamentare, për të dëgjuar pozicionet dhe gatishmërinë e tyre; 2. Takim i përbashkët të shtunën ose të dielën, ku të gjithë të jenë të pranishëm në një tryezë, me një rend dite të qartë dhe me objektiv të vetëm tejkalimin e krizës dhe zhbllokimin institucional; 3. Fillimi i Dialogimit pa Afat (e hane), ku përmes dialogue intenziv, nuk përfundon dialogimi pa arritur marrëveshje për dalje nga kriza”, është thënë në letrën e tij.