Analisti i njohur politik tregon kohën se kur do të finalizohet marrëveshja LDK-LVV

Njohësi i çështjeve politike në vend Krenar Shala në një prononcim thotë se marrëveshja LVV-LDK do të arrihet.

Shala thotë se do të kemi një marrëveshja mes palëve brenda afatit ligjor.

“Besoj që palët do të arrijnë marrëveshje sepse nuk kanë alternativë tjetër. Besoj po ashtu që vizita e ambasadorit Grenell nuk ka patur shumë ndikim në procesin e arritjes së marrëveshjes.

Megjithatë, jam tejet i sigurtë që marrëveshja e koalicionit do të arrihet deri në ditët e fundit të afatit kushtetues kur mandatari duhet ta paraqes para kuvendit përbërjen e qeverisë” thotë Shala.

Ishte pikërisht kryetari i LDK-së Isa Mustafa i cili gjatë ditës së sotme konfirmoi takimin me kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.

Gazeta Blic ditë më parë ka raportuar për ofertën e re që VV-ja i ka bërë LDK-së, ku përfshiheshin 7 ministri në këmbim të postit të Kryeparlamentarit.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit, acaroi edhe më shumë marrëdhëniet dhe ktheu në pikën zero marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.