Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar trendët elektorale për PDK-në dhe LDK-së.
Ai ka bërë me dije se këto parti janë në trend të rritjes.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar edhe për ndikimet që mund të këtë kyçja e Vjosa Osmanit në politik pas mbarimit të mandatit si presidente.
“Pak rikujtim për trendet elektorale të PDK-së dhe LDK-së në nivel nacional: -Të dy partitë janë në trend rritës dhe ky pritet me vazhdu periudhën e ardhshme. -Viti 2021 ka qenë themel i poshtëm, ndërsa 2025 shënon fillimin e rikthimit dhe fillimin e trendit drejt nivelit 250 mijë vota. -Historikisht, kur janë në ngritje, këto parti ose vazhdojnë me u rritë, ose së paku e mbajnë nivelin derisa nis trendi i rënies. -Objektivat realiste për këtë periudhën e ardhshme janë në nivelin 200k–250k vota. -Kyçja eventuale e Vjosa Osmanit në politikë garuese mundet me ndiku direkt në trendin e LDK-së (jo edhe aq të PDK-së). -Nga rënia e LVV-së, e cila është qartë në trendin e konfirumuar të tkurrjes apo rënies, përfitojnë PDK, LDK dhe Vjosa, nëse vendos me u kyç”, ka shkruar ai.