Ousmane Dembélé, fituesi i “Topit të Artë” 2025, e ka mbajtur gjithmonë jetën private larg mediave. Ai ka lindur më 15 maj 1997 në Vernon, Francë, nga një nënë me origjinë mauritane dhe senegaleze, ndërsa babanë nga Mali. Prindërit u ndanë kur ai ishte i vogël, ka trashëguar identitet multikultural dhe fenë islame.
Fëmijërinë e kaloi në Évreux, duke luajtur futboll në rrugë, pasion që e shndërroi në karrierë profesioniste, fillimisht te Rennes, më pas te Borussia Dortmund, Barcelona dhe PSG. Ai është i martuar që nga dhjetori 2021 me Rima Edbouche, një influencuese franceze me origjinë marokene. Martesa u zhvillua në Marok me rituale muslimane.

Çifti ka mbajtur një profil të ulët publik. Rima ka markën e modës muslimane “Razalae”, e respekton privatësinë, duke mos e shfaqur fytyrën në rrjete sociale. Më 2022, Dembélé dhe Rima u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajti “Catalana” për shkak të vendit të lindjes. Çifti ruan privatësinë e saj, duke shmangur ekspozimin mediatik.
The post Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase” appeared first on Telesport.










