Ruben Amorim këmbënguli se Manchester United nuk po shkon prapa pas barazimit 1-1 në shtëpi me West Ham të enjten në mbrëmje. Një rezultat zhgënjyes për “djajtë e kuq” ndaj një ekipi që ndodhet në zonën e rënies nga Premier League.
Goli i barazimit i vonë i Soungoutou Magassas i mohoi United tre pikët që do t’i kishin çuar në vendin e pestë. “Jam i sigurtë se skuadra nuk po bën hapa pas“, tha trajneri Amorim në një deklaratë pas ndeshjes.
“Kishim disa momente negative. Kjo mund të ndodhë, pasi jemi ende të paqëndrueshëm në rezultate. Nëse shikoni golin, në minutën e 83-të kemi një top të gjatë dhe gjithçka është nën kontroll dhe duhet të bëjmë më mirë“, shtoi portugezi.
Më tej, Amorim tha: “Gabimet në pjesën e dytë po bëhen zakon. Ka pasur pjesë të dyta ku humbasim kontrollin e lojës. Dje nuk ndodhi kështu. Pas golit të parë humbëm disa topa të dytë, që mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë”.
“Ne përpiqemi të mbrohemi gjatë gjithë kohës larg portës sepse e dinim se ata përpiqeshin të bënin një krosim, të fitonin një goditje nga këndi. Duhet të jemi më të saktë e luajmë më mirë në pjesët e dyta”, tha Amorim.
The post Amorim: United nuk po bën hapa pas, duhet të luajmë më mirë në 45 minutat e dyta appeared first on Telesport.











