Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar problemin kryesor që ende e shqetëson ekipin e tij pavarësisht një përmirësimi në formë javët e fundit. United është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim, por ka mbajtur vetëm një herë portën të paprekur.
Kur u pyet nëse mos pësimi i golave ishte problem për ekipin e tij, Amorim tha: “Është një problem, veçanërisht nëse e shihni Ligën sot. Ekipi që fiton të gjitha ndeshjet nuk po vuan, nuk po pranon gola, ndoshta disa gjuajtje në portë”.
“Dhe kjo është një gjë e madhe, veçanërisht kur ke lojtarë të talentuar. Nëse mbrohesh mirë, në një rast, mund të shënosh një gol dhe të fitosh një ndeshje. Por mendoj se është më shumë një çështje ekipi që duhet të mbrohemi më mirë. Duhet të jemi më agresivë”, shtoi Amorim.
“Kur kemi energjinë e plotë në çdo top, mbrohemi më mirë. Pra, gjithçka është e lidhur. Por, sigurisht, kemi shumë për të bërë. Nuk mund të vuajmë nga sasia e golave që po pësojmë, dhe kjo është gjëja që duhet të përmirësojmë”, deklaroi Ruben Amorim.
The post Amorim: Pësojmë shumë gola edhe kur fitojmë, ky është ngërçi që duhet të zgjidhim appeared first on Telesport.












