Amorim: Ndonjëherë dua të largohem nga United, herë të tjera të qëndroja këtu 20 vjet

Ndonjëherë do të doja të largohesha, ndonjëherë do të doja të qëndroja te Manchester United për 20 vitet e ardhshme“. Kjo është një nga deklaratat e fuqishme që trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, bëri në lidhje me aventurën e tij në “Old Trafford”.

Eliminimi me penallti nga Carabao Cup nga një ekip i kategorisë së katërt (Grimsby) dhe fitorja me vuajtje në minutën e fundit në Premier League (ndaj Burnley), duket se ka lënë gjurmë të thella te trajneri portugez. Kohët e fundit është përfolur disa herë për një largim të tij nga “djajtë e kuq”.

Unë nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të premtoj asgjë. Unë jam trajneri i Manchester United dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Arritëm një fitore të vështirë ndaj Burnley, por që mund të na japë një shtysë të madhe për në vazhdim”, deklaroi Amorim.

The post Amorim: Ndonjëherë dua të largohem nga United, herë të tjera të qëndroja këtu 20 vjet appeared first on Telesport.