Rúben Amorim mbetet teknikisht nën kontratë me Manchester United deri në qershor 2027, pavarësisht largimit nga pankina. Vendimi i marrë sot për shkakrkimin e tij nuk ishte me marrëveshje të përbashkët. Trajneri portugez nuk dha dorëheqjen dhe nuk vendosi vetë të ndahej me “Djajtë e Kuq”, por ishte 100% vendim i klubit.
Kontrata e tij mbetet e vlefshme edhe për 18 muaj, përveç rastit kur një klub tjetër e emëron më herët si trfajner. Pra, me emërimin e pasuesit të tij, klubi nga “Old Trafford” do të duhet të paguajë dy trajnerë njëherësh.
Bilanci i Amorim në Premier League me Manchester United është ky: 49 ndeshje, 16 fitore, 14 barazime dhe 19 humbje, me mesatare fitoresh 33%. Ndërkohë, u vu re edhe një episod i veçantë në rrjetet sociale. Alejandro Garnacho pëlqeu postimin që njoftonte shkarkimin e Rúben Amorim nga Manchester United.
The post Amorim mbetet nën kontratë me Manchester United, do të paguhet deri në qershor 2027 appeared first on Telesport.










