Pas fitores 2-1 ndaj Crystal Palace, skuadra e Manchester United përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj West Ham. Një tjetër fitore do të thoshte shumë për “djajtë e kuq”, që synojnë rikthimin në Europë.
“Kemi më shumë kohë për të punuar dhe punojmë shumë dhe po mësojmë. Mësojmë shumë në Angli. Kur vjen në Premier League, mëson shumë se si e bëjnë ekipet e tjera. Dhe ne po vjedhim shumë gjëra për të shënuar gola”, deklaroi Ruben Amorim.
Më tej, trajneri i Manchester United shtoi: “U kam thënë lojtarëve se duhet të jemi më të gjallë dhe mund ta ndjeni këtë. Nëse jeni më të gjallë, jeni në më shumë vende, pranë topit më shpesh dhe të gjithë e bënë këtë”.
“Ritmi dhe intensiteti ynë ka ardhur në rritje, pasi nuk mund të luajmë në Premier League si të përgjumur. Ne po përmirësohemi shumë dhe të gjithë duhet të kuptojmë se duhet të vazhdojmë kështu”, tha Amorim.
Më tej, trajneri portugez komentoi: “Është e qartë që jemi më mirë se vjet dhe më duket sikur po plotësojmë një pazëll. Gradualisht poo vëmë në vend pjesët e duhura të tij deri sa ta kompletojmë të gjithin”.
The post Amorim: Manchester United në rritje, është si një “pazëll” që po plotësohet gradualisht appeared first on Telesport.











