Amorim: Krenar për Manchester United, ishte një ekip krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar

Ruben Amorim e ka lavdëruar ekipin e tij të Manchester United pavarësisht se “djajtë e kuq” u mundën 0-1 në fushën e tyre nga Arsenal. Trajneri portugez tha se skuadra e tij nuk ishte e mërzitshme.

Sulmi i ri i United, i përbërë nga Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, bëri përshtypje gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ekipi i Amorim luajti me një vrull të ri në sulm. Vendasit lëshuan gjithsej 22 gjuajtje drejt portës së Arsenal, nëntë prej të cilave erdhën nga Mbeumo dhe Cunha, si dhe dy nga lojtari i sapoardhur Benjamin Sesko (e nisi nga stoli).

Gjëja më e rëndësishme është se nuk ishim të mërzitshëm. Jam vërtet krenar për djemtë. Ata ishin vërtet të guximshëm në gjithçka që bënë gjatë ndeshjes,” tha Amorim.

Urime për performancën, por jo për rezultatin sepse e humbëm ndeshjen në shtëpi. Ne padyshim meritonim një rezultat tjetër dhe duhet të ecim përpara për atë të radhës”, shtoi trajneri portugez.

Ne ishim më agresivë se vitin e kaluar, vrapuam më shumë, ishim më të guximshëm, shkuam një kundër një gjatë gjithë ndeshjes dhe bëmë presion të lartë. Me topin, kemi cilësi. Ne vazhduam të luanim në mënyrën se si luajmë. Humbëm më pak topa në përgatitje krahasuar me vitin e kaluar, kur luftuam shumë”, tha Amorim.

Në fund, trajneri i Manchester United komentoi: “Ne duhet të fitojmë ndeshje, por kjo ndaj Arsenal ishte një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga sezoni i kaluar“.

The post Amorim: Krenar për Manchester United, ishte një ekip krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar appeared first on Telesport.