Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka pohuar se skuadra e tij nuk është afër asaj që duhet të jetë dhe shpreson që të “luftojnë me njëri-tjetrin” pas humbjes ndaj Everton, që luajti mbi një orë me 10 lojtarë. Skuadra e Amorim dështoi të shkatërronte një ekip që ka grumbulluar vetëm një fitore jashtë fushe gjatë gjithë sezonit.
Kjo përfaqëson një pikë të re të ulët për Amorim, i cili festoi një vit në krye të United në një mënyrë të zymtë. “Ne nuk jemi aty, as afër pikës që duhet të jemi për të luftuar për pozicionet më të mira. Kemi shumë për të bërë. Duhet të jemi perfektë për të fituar ndeshje, nuk ishim perfektë dje”, tha Amorim.
“Kur të shohim rezultatet e fundjavës, duhet të zbresim në fushë me një entuziazëm tjetër. “Old Trafford” ishte aty duke thënë ‘jemi të gjithë këtu për një hap të madh përpara’. Dhe ne nuk ishim gati”, shtoi trajneri portugez.
Më tej, Amorim tha: “Këto pesë javë, të gjithë po lavdërojnë evolucionin tonë. Por unë gjithmonë them të njëjtat gjëra: nuk jemi as afër momentit që duhet të jemi në këtë klub. Dua që lojtarët e mi, kur humbasin topin, të luftojnë me njëri-tjetrin për ta rifituar atë”.
Amorim gjithashtu pranoi se është i shqetësuar për rikthimin në ndjesinë e sezonit të kaluar, i cili përfundoi me një vend të 15-të, pa trofe dhe pa futboll evropian për këtë sezon. “Kam frikë të rikthehem në këtë ndjesi të sezonit të kalua. Ky është shqetësimi im më i madh. Duhet të punojmë së bashku. Lojtarët po përpiqen, por ne duhet të jemi më të mirë“, deklaroi Ruben Amorim.
The post Amorim: Jemi larg asaj që na duhet për të luftuar për trofe, frikë mos përsëritim sezonin e kaluar appeared first on Telesport.











