Amorim i trembet sfidës me Wolves: Ndeshje e vështirë, skuadra duhet të fokusohet te fusha dhe 3 pikët

Manchester United do të luajë sot ndaj Wolves në takimin që mbyll javën e 15-të në Premier League. Wolves janë e vetmja skuadër pa asnjë fitore në Premier League këtë sezon, pasi janë të rrënjosur në fund të tabelës me vetëm dy pikë në 14 ndeshje.

Megjithatë, Ruben Amorim nuk dëshiron që Man United të jetë i vetëkënaqur përpara vizitës në “Molineux“ të hënën në mbrëmje. Ai kërkon që skuadra e tij të jetë e përqëndruar te fusha dhe të marrë 3 pikët.

Gjithçka mund të ndodhë dhe kjo do të ndryshojë. Nuk ka asnjë skuadër në historinë e Premier League që nuk ka fituar asnjë ndeshje, kështu që fitorja e tyre e parë mund të ndodhë në çdo ndeshje“, tha Amorim.

Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi, t’i pushojmë lojtarët, të punojmë vërtet mirë dhe të përgatitemi për një ndeshje të vështirë sepse me ne është gjithmonë një ndeshje e vështirë“, tha Amorim.

The post Amorim i trembet sfidës me Wolves: Ndeshje e vështirë, skuadra duhet të fokusohet te fusha dhe 3 pikët appeared first on Telesport.