Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës

 

Amir Rrahmani ishte me këmbë në tokë për fitoren 2-1 të Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i Dardanëve deklaroi se ka ende vend për përmirësime, pasi ndaj islandezëve kishin probleme me pozicionim dhe me të bërit presion.

“Ka shumë lojtarë që vijnë dhe shkojnë, por kushdo që vjen (te Kosova) duhet ta gjejë balancën dhe të shkojmë te fitorja”, deklaroi fillimisht Amiri.

“Ne kemi shumë kualitet, por që gjëja që duhet është të përmirësojmë vendosjen dhe si të bëjmë presion”.

“Golin e pësuam sepse nuk ishim të vendosur mirë dhe kemi lënë shumë hapësira, andaj deri të goli i parë patëm probleme te vendosja në fushë”, përfundoi Rrahmani.

Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B.