Amerikano-latinët nderojnë Chelsea-n, fitore e pastër e “Bluve”. Aston Villa tregon sërish që është “kockë e fortë” (video)

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë 1-3 ndaj Crystal Palace, e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Pas një topi të kthyer mbrapsht gabimisht nga vendasit dhe pasi e mori atë nga mesi i fushës, Estevao bëri gjithçka mirë dhe e dërgoi atë në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Blutë”.

Në fillim të pjesës së dytë, Estevao bëhet sërish protagonist, këtë herë me një asist të mrekullueshëm për Joao Pedro, sulmuesi tregon klasin e tij dhe dyfishon shifrat për Chelsea-n.

Në minutën e 60-të, Enzo Fernandez shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Në minutën e 72-të, Crystal Palace mbetet me 10 lojtarë, pasi ylli kryesor i tyre Adam Wharton u ndëshkua me kartonë të kuq, pas dy të verdhëve në pak minuta. Golin e nderit për vendasit e shënoi amerikani Chris Richards, në fund të kohës së rregullt. Pas kësaj fitoreje, Chelsea mban vendin e 4-të me 37 pikë. Crystal Palace zbret në vendin e 15-të.

Në “St.James’Park”, Aston Villa fitoi 0-2 ndaj Newcastle, falë supergolit nga distanca të Emiliano Buendia në minutën e 19-të dhe golit të Ollie Watikns në fund të kohës së rregullt në pjesën e dytë. Aston Villa mban vendin e tretë me 46 pikë, njësoj sa City i vendit të dytë. Newcastle mbetet në vendin e 9-të.

Në sfidën tjetër, Nottingham fitoi 0-2 në transfertë ndaj Brentford.

SHIKOGOLAT

The post Amerikano-latinët nderojnë Chelsea-n, fitore e pastër e “Bluve”. Aston Villa tregon sërish që është “kockë e fortë” (video) appeared first on Telesport.