Ishte e qartë se kjo ditë do të vinte. Myrto Uzunit nuk iu desh që të priste shumë për të realizuar për herë të parë përtej Atlantikut, dhe ja ku e bëri.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare, që shënoi edhe për kuqezinjtë ndaj Andorrës në eliminatoret e Botërorit, ishte protagonist I rëndësishëm për ekipin e tij, Ostin, në një fitore jashtë fushe në Ligën Profesioniste të Futbollit në Shtetet e Bashkuara.
Uzuni ia doli që në minutën e 33-të të duelit në fushën e Sent Ljuisit dhe rezultati përfundimtar ishte pikërisht 1-0.
Ostin është në vendin e dytë në Konferencën Perëndimorë me 12 pikë në 6 ndeshje. Më në fund te goli u kthye edhe Kristian Shpendi.
Sulmuesi I Shqipërisë U21, I cili ende nuk ka marrë ftesë nga Silvinjo, realizoi për herë të parë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, pra u desh të priste plot 4 muaj.
Ai shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes Çezena-Juve Stabia, në Serinë B italiane. Kjo ishte rrjeta e tij e 11-të e kampionatit, por për fat të keq Çezena u mund me shifrat 2-1.
Festë edhe për Xhuliano Skukën.
Ish-sulmuesi I Partizanit, që ka kaluar në fazën e dytë në Superligën e Rumanisë, realizoi gjithashtu golin e parë të sezonit. Ai hyri në fushë në minutën e 76-të, në ndeshjen që skuadra e tij, Poli Iashi po e fitonte ndaj rivalit UTA të qytetit Arad.
Skuka fitoi penallti tre minuta pas aktivizimit dhe e mori përsipër vetë ekzekutimin. Shqiptari ishte I saktë dhe vulosi rezultatin 4-0.