Amerika këtë javë pritet të përballet me të ftohtin që vjen një herë në gjeneratë, parashikojnë meteorologët.
I ftohti ekstrem që shkaktohet nga ajri i ftohtë i njohur si vorbulla polare, mund të sjellë temperatura deri në minus 46 gradë Celsius, transmeton Koha.net.
Zyrtarët e motit në Iowa kanë paralajmëruar banorët që t’i shmangen frymëmarrjes së thellë dhe të minimizojnë ecjet nëse dalin jashtë shtëpive.
Gjendja emergjente është deklaruar nga Wisconsin deri në Alabama.
“Intensiteti i këtij ajri të ftohtë, mund të them, vjen një herë në gjeneratë”, ka thënë John Gagan nga Shërbimi Kombëtar i Motit.