Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance është takuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Treshja diskutoi mbi Ukrainën dhe mbrojtjen, tha Von der Leyen.![]()
![]()
“Ne duam një armëpushim që çon në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, tha ajo.
“Vlerësoj përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund kësaj lufte. Në mbrojtje, Evropa po rritet dhe kjo është një gjë e mirë”, ka shtuar ajo.










