Amerika ‘divorc bilateral’ Kosovës, Vetevendosja “kështu na konvenon”, “jo stabilokracisë”, “kritikat bëjini konkrete”

Një akt ‘divorci’ bilateral dje u njoftua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një letër në gjuhë diplomatike, e brendarreshtash edhe gjykim moral e politik për shoqërinë kosovare.

Kosova i fton vetes izolim: ishte përkthimi dhe distilimi i porosisë.

Pezullimi i “Dialogut Strategjik” u tha të jetë “indefinitiv” – për kohë të pacaktuar.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar në mënyrë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kësisoji, për kohë të pacaktuar, Kosova u kuptua ta ketë humbur letërnjoftimin amerikan të legjitimitetit të vetë në botë.

ShBA, garantuesi global i Kosovës, dhe i kufijve të Kosovës – kufijve brenda të cilës Vetëvendosje e Albin Kurtit e reciton si ungjill politik ‘sovranitetin’ shtetëror – tha se nuk do të shpërblejnë destabilizimin.

Vendimi për t’i rënë vizë raportit dyshtetëror u mor në vetë Shtëpinë e Bardhë.

Lajmëtarët më të mëdhenj në botë si Associated Press e Reutersi, mbushën ballinat me tituj të rëndë për vendin.

“ShBA suspendon biesdimet me Kosovën”.

Në Serbi, po ashtu, u festua me tituj për një dalje të preferume të tyre të Kosovës nga orbita amerikane.

E në Kosovë? Pushteti tha se “kështu na konvenon” – i.e Armend Muja.

“Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën!” – shkroi Muja.

Qeveria në detyrë e akuzoi ShBA-në se kërkon “stabilitet të rrejshëm” dhe kërkuan të jenë “konkretë”.

Konkret kush? Administrata Trump, që nuk njihet për diçka më pak se të qënit kolosalisht konkretë.

Tregtari i rrymës, Luan Dalipi, Shef i Zyrës së Kryeministrit, flaku tutje ShBA-në me një status që çka kërkon Amerika nuk i kontribuon s undimit të ligjit dhe as paqes.

ShBA po do “stabilokraci” – dhe përgjigja e tregtarit të rrymës Luan,Dalipit: “Jo Falemnderit”