Amerika dëshiron një kryeministër të ri që merr vendime të reja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, deklaron se ai dëshiron një kryeministër të ri që do të marr vendime të reja, përcjell fokusi.info.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka deklaruar se është koha që të vendoset për një kryeministër të ri, që do të marr vendime të reja në lidhje me arritjen e një marrëveshje me Serbinë, sundimin e ligjit në Kosovë dhe luftimin e korrupsionit./Fokusi.info/