Ambrosini: Pashë De Bruyne më të mirë kundër Milanit, nuk do ta kisha zëvendësuar

Napoli u rrëzua në “San Siro” ndaj Milanit, duke pësuar humbjen e parë në kampionat, nën drejtimin e Antonio Conte. Episodi kryesor erdhi në pjesën e dytë, kur, me Napolin në avantazh numerik, tekniku vendosi të zëvendësonte Kevin De Bruyne. Reagimi i belgut nuk ishte aspak i qetë, duke hapur menjëherë diskutime mbi tensione të mundshme mes tij dhe trajnerit.

I ftuar në DAZN, ish-mesfushori Massimo Ambrosini analizoi situatën: “Për mua ishte një nga versionet më të mira të De Bruyne në këtë fillim sezoni. Mori më shumë përgjegjësi se Lobotka, e jepte topin përpara, ai pasim për Di Lorenzo… Do të kisha preferuar ta mbaja në fushë. Ai reagoi kështu sepse ndiente se ishte ende brenda lojës”.

Pas ndeshjes, Conte u pyet në konferencë për reagimin e ish-yllit të Manchester City: “De Bruyne? Shpresoj se ishte i mërzitur për rezultatin. Nëse ishte për diçka tjetër, atëherë ka zgjedhur personin e gabuar”.

The post Ambrosini: Pashë De Bruyne më të mirë kundër Milanit, nuk do ta kisha zëvendësuar appeared first on Telesport.