Ne respektojmë pozitën e Serbisë dhe ajo zgjidhje, të cilën ajo mendon se është më e mira për të, ne do të përkrahim, ka thënë ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Chepurin.
Ai ka deklaruar se Rusia do të përkrahte ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se ajo është zgjidhje më e mirë për të.
Kështu ka deklaruar Chepurin duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq se “shqiptarët do të pranonin ndarjen e Kosovës dhe se kjo është në interes të tyre”.
“Nuk shoh përse duhet t’i thyejmë këmbët për ta zgjidhur aq shpejt këtë çështje”, ka thënë ambasadori rus në Beograd me theks se Rusia do ta përkrahë çfarëdo vendimi të Serbisë, sepse, siç thotë, ende vlen parulla e vjetër: “Çfarë është mirë për Serbinë, mirë është edhe për Rusinë”.
“Për Moskën është me rëndësi vetëm që zgjidhja e cila ofrohet të jetë në interes të Serbisë. Nuk ka dyshim që Qeveria e Serbisë, kryetari Vuçiq dhe ministri Daçiq kanë bërë atë çfarë është më e mirë për vendin”, ka thënë ambasadori rus.
I lutur t’i komentojë deklaratat që vijnë nga Brukseli se Serbia përfundimisht duhet t’ia kthej shpinën Rusisë, ai është përgjigjur se “kurrë nuk do vjen deri te kjo”.