,

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA arrin në Uashington

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot zyrtarisht ka arritur në Uashington.

Përmes një postimi në “Twitter”, nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë uruar mirëseardhje Sadikut, transmeton Fokusi.

Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës së bashku më ambasadorin e ri.

“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.

Në këtë postim ka ri-cicëruar ambasadori Sadiku, i cili është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në SHBA.

“Jam i nderuar që kam arritur në Ëashington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Related Posts