Ambasadori i ri gjerman: Jam optimist se në Kosovë do të ketë shpejt një qeveri me të cilën mund të bashkëpunojmë

Ambasadori i sapo emëruar gjerman në Prishtinë, Ranier Rudolph, është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do të formojë qeverinë e re me të cilën mund të bashkëpunojnë.

Me rastin e pritjes për shënimin “Ditës së Bashkimit Gjerman”, diplomati  gjerman, nënvizoi se shteti i tij është dhe do të mbetet mik dhe partner i fortë i Kosovës.

“Këtu në Kosovë, jam optimist që shumë shpejt do të ketë një qeveri, e cila do të jetë plotësisht e mandatuar si partner me të cilin qeveria jonë mund të bashkëpunojë”, theksoi ai.

Diplomati gjerman ritheksoi mbështetjen karshi ambicies evropiane të Kosovës si dhe integrimin e saj ndërkombëtarë.

“Gjermania është dhe mbetet një mik dhe partner i fortë. Ne jemi krenarë që kemi mbështetur rrugëtimin e Kosovës që shumë para pavarësisë së saj dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Qeveria jonë, e cila mori detyrën në maj, konfirmoi mbështetjen tonë të gjatë për Ballkanin Perëndimor si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme. Edhe në parlamentin tonë, Bundestagun, mbështetja dhe miqësia me Kosovën janë të thella dhe të  në të gjitha partitë demokratike, siç e përjetova në shumë biseda javët e fundit në Berlin….Kosova është pjesë e Evropës. Unë dua të mbështes ambiciet evropiane të Kosovës dhe integrimin e saj ndërkombëtar. Procesi i zgjerimit të BE-së është një prioritet personal për ministrin e Jashtëm Johann Wadephul. Për secilin prej nesh në Evropë, hapi i parë drejt integrimit evropian është forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit rajonal me fqinjët tanë përkatës”, shtoi ai./KP