Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen e sekretarit amerikan Marco Rubio për festat e fundvitit.
Dugolli ka shkruar se është i nderuar që është bashkuar në një pritje të tillë festive dhe se është falënderues për mikrpritjen e ngrohtë.
“I nderuar që u bashkova me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe znj. Jeanette Rubio për një pritje të mrekullueshme festive. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen bujare, si dhe për mundësinë për të shkëmbyer urimet më të mira për një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur.”, ka shkruar Dugolli.













