Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në Twitter, ka uruar Gjermaninë për marrjen e presidencës së BE-së, duke i thënë se shpejt presin që të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Faleminderit #Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë #Germanisë në Kryesimin e saj të #BE-së!
Siç tha Kryeministri ??
@GiuseppeConteIT në Zagreb: së shpejti presim #liberaliziminevizave për #Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit ??. Është koha!”, ka shkruar ambasadori italian.
Postimi i plotë i tij:
Thanks for excellent #Croatia semester & good luck to #Germany for its Presidency of #EU!
As 🇮🇹 PM @GiuseppeConteIT said in Zagreb: we look forward to #visalib for #Kosovo soon. I hope all hesitant EU Member States allow visalib to happen during 🇩🇪 semester. It's time!
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/dJGRFrB7Px
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) June 30, 2020