Ambasadori gjerman nderon viktimat e Reçakut: Kjo ditë të shërbejë si kujtesë që mizori të tilla të mos përsëriten

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka shprehur nderime për viktimat e masakrës së Reçakut.

Nga ambasada gjermane është thënë se kjo ditë të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore.

‘’Në ceremoninë zyrtare përkujtimore të sotme, Ambasadori Rainer Rudolph nderoi viktimat e masakrës së Reçakut/Racakut të 15 janarit 1999.

Ambasadori i SHBA-së, William Walker, i cili mori pjesë në ceremoni, udhëhoqi Misionin Verifikues të Kosovës që e bëri krimin publik menjëherë pas ndodhjes.

Le të shërbejë kjo ditë si kujtesë për rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje paqësore, ku mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë’’, shkruhet nga ambasada.