Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me sulmet verbale ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) nga anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
Duke ripostuar reagimin e BE-së, ambasadori Guerot shkroi se “Plotësisht e mbështes deklaratën e BE-së. Media janë pjesë e një demokracie funksionale”, duke theksuar se raportimi i lirë dhe i pavarur është thelbësor për çdo shoqëri demokratike.
Reagimi i BE-së, të cilin e ndau edhe Guerot, shprehte keqardhje për gjuhën e përdorur nga Kurteshi ndaj AGK-së, të cilën ai e quajti “aleancë grupesh kriminale”. BE-ja kërkoi që praktika të tilla të ndërpriten menjëherë, duke nënvizuar se liria e mediave duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.











