Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e Pavarësisë së ShBA-së

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në festën e 249 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, transmeton KosovaPost.

Dugolli gjatë festës është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion.

“Ishte një kënaqësi e madhe të merrja pjesë në shumë nga festimet për 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”.

“Jam krenar që qëndrova përkrah mikpritësve tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes Kosovës dhe ShBA-së”, shkroi Dugolli.

The post Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e Pavarësisë së ShBA-së appeared first on Kosovapost.net.