Ambasadori Dugolli takohet me Fleming, diskutohet për forcimin e bashkëpunimit ShBA – Kosovë

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në ShBA është treguar se të dy kanë biseduar për partneritetin mes shteteve.

“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të mirëpriste Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, në Ambasadë”.
“E uruam për detyrën e re dhe ritheksuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

The post Ambasadori Dugolli takohet me Fleming, diskutohet për forcimin e bashkëpunimit ShBA – Kosovë appeared first on Kosovapost.net.