Ambasadori britanik shkon te Përparim Rama për ‘përhajr’, ia uron rizgjedhjen

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo për t’i uruar rizgjedhjen në krye të Prishtinës.

Ai tha se folën për planet e Ramës për kryeqytetin, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Prishtinë.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën. Ne folëm edhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë”, ka shkruar ai.