Ambasdaori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Siria – duke e quajtur “hap të rëndësishëm para”.
Hargreaves rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur Kosovën shtet të pavarur “që nga dita e parë” dhe kërkoi që të gjitha kombet ta bëjnë këtë.
“E mirëpres njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.
Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe ne vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha kombet të bashkohen me konsensusin në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumëetnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Hargreaves.










