Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, thotë ambasada gjermane në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka ndarë ushqimet e preferuar kosovare të diplomatëve të saj.
Ambasadori Jorn Rohde zgjodhi flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e Kosovës.
“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi ambasada.
Më poshtë shihni se cilat ushqime kanë zgjedhur diplomatët gjermanë.