Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi.
Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi.
Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.
Ambasada Gjermane ka konfirmuar se është në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në kryeqytetin serb lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.
Ambasada Gjermane në një përgjigje për Dukagjinin ka theksuar se pret nga autoritetet serbe që të hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të ngritura dhe të sigurojnë që gjatë gjithë procesit të respektohen të gjitha standardet ligjore.
Mund të konfirmojmë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kontaktuar Ambasadën Gjermane në Beograd lidhur me këtë çështje. Ata janë në kontakt për rastin e z. Spahiu. Ne presim që autoritetet serbe ta hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të bëra ndaj z. Spahiu dhe, sigurisht, të sigurojnë që gjatë këtij procesi të respektohen të gjitha standardet ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Spahiu është arrestuar më 7 qershor nga autoritetet serbe nën dyshimet për “vrasje të rëndë”.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
The post Ambasada Gjermane për arr*estimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia appeared first on Kosovapost.net.