Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë.
Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ambasada thekson se i dënon në termat më të fuqishëm këto thirrje.
Po ashtu, vlerësohet reagimi i kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimi i fuqishëm i faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje.
Mjaft premtues konsiderohet edhe aktivizimi i prokurorisë, ndërsa ambasada shpreh urimin që autorët t’i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla.
The post Ambasada e Kosovës në Shkup dënon thirrjet raciste anti-shqiptare appeared first on Kosovapost.net.