Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka falënderuar Guvernatoren e Maine, Janet Mills, për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Dita e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shprehu mirënjohjen për këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e tij për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe shtetit të Maine, si dhe për promovimin e njohjes dhe respektit ndërkombëtar për sovranitetin e Kosovës.