Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ndaj protestës së opozitës jo parlamentare mbajtur pasditen e sotme përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Në një reagim për mediat, Ambasada Britanike shprehet se:
Britania e Madhe mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Në protestat paqësore nuk ka vend për dhunë apo për mjete shpërthyese. Liderët e protestës kanë përgjegjësi për të zhvilluar demonstrime të sigurta dhe të ligjshme dhe policia ka përgjegjësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë proporcionale për mbrojtjen e rendit publik. Për të mirën e gjithsecilit një protestë e sigurt dhe paqësore duhet të jetë prioritet.