Ambasada Amerikane: SHBA në luftë kundër organizatave të trafikut të drogës, jo kundër Venezuelës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë një njoftim zyrtar, ku thekson se SHBA është në luftë kundër organizatave të trafikut të drogës dhe jo kundër shtetit të Venezuelës.

Në deklaratë theksohet se Uashingtoni nuk do të lejojë që Hemisfera Perëndimore të shndërrohet në bazë operimi për kundërshtarë, rivalë apo konkurrentë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, prioriteti kryesor i SHBA-së mbetet siguria, stabiliteti, mirëqenia dhe prosperiteti i qytetarëve amerikanë. Autoritetet amerikane theksojnë se veprimet e tyre synojnë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e sigurisë rajonale.

“Ne jemi në luftë kundër organizatave të trafikut të drogës – jo në luftë kundër Venezuelës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada Amerikane, duke riafirmuar angazhimin e SHBA-së kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. /Lajmi.net/