Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nisur përgatitjet për festimet madhështore që do të zhvillohen së shpejti.
Vullnetarët e ambasadës janë duke punuar me përkushtim, duke u kujdesur për çdo detaj, nga vendosja e dekorimeve, përgatitja e ushqimeve tradicionale e deri te organizimi i hapësirave, transmeton klankosova.tv.
”Shiko magjinë teksa ndodh! Vullnetarët e ekipit tonë po përgatiten për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë. Nga vendosja e dekorimeve dhe përgatitja e ushqimeve të shijshme, deri te sistemimi i tavolinave – çdo detaj pasqyron përkushtimin tonë për të nderuar shpirtin e lirisë që e përcakton kombin tonë. #249VjetoriiPavarësisë”, shkruan ambasada në reagimin e saj.
The post Ambasada amerikane në Prishtinë nis përgatitjet për festën e 249 vjetorit të Pavarësisë (VIDEO) appeared first on Kosovapost.net.