Alvaro Arbeloa hedh sytë nga merkato, kërkon rikthimin direkt të këtyre dy lojtarëve

Alvaro Arbeloa e nisi ters te Real Madrid, duke humbur në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i “Los Blancos”, gjë që solli edhe eliminimin e befasishëm nga Kupa e Mbretit, pas humbjes 3-2 ndaj Albacete.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se trajneri i ri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit madrilen dy ndërhyrje gjatë merkatos së janarit. Arbeloa e konsideron përparësi sjelljen e lojtarëve që e njohin klubin, kërkesat e tij dhe mjedisin. Për këtë arsye, ai i ka paraqitur dy emra specifikë, Chema Andres dhe Jacobo Ramon.

I pari po shkëlqen te Stuttgart, ku po tregon një pjekuri të madhe në mesfushë dhe disiplinë taktike. Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së tij për 13 milionë euro.

Jacob Ramon po shkëlqen me Como-n në Serie A, ku po bën paraqitje shumë të mira si qendërmbrojtës, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, por në krye qëndron Real Madrid që ka të drejtën ta riblejë sipas marrëveshjes që ka bërë me Como-n.

The post Alvaro Arbeloa hedh sytë nga merkato, kërkon rikthimin direkt të këtyre dy lojtarëve appeared first on Telesport.