Alvarez si “flamur elektoral” për presidencën e Barçës, rivalët e Laportës premtojnë argjentinasin

Gara për presidencën e Barcelonës po nxehet para zgjedhjeve të 15 marsit. Sipas “MARCA”, të paktën një kandidat ka kontaktuar me rrethin e Julian Alvarez, duke tentuar ta bindë që të bëhet goditja simbolike e merkatos së verës.

Paraqitja e një lojtari me profil ndërkombëtar si Alvarez si “flamur elektoral” do të ishte lëvizje strategjike në një fushatë që pritet të jetë shumë e fortë. Me konfirmimin e Joan Laporta ende të pasigurt, kandidatët kërkojnë të dallohen duke premtuar përforcime të mëdha për projektin sportiv.

Nga ana teknike, interesi i Barçës lidhet edhe me largimin e mundshëm të Robert Lewandowskit, që do ta linte Ferran Torres si të vetmen pikë referimi në sulm. Kjo e bën urgjent afrimin e një qendërsulmuesi të nivelit të lartë.

Ndërkohë, Alvarez po kalon një moment delikat. Megjithëse titullar, nuk ka gjetur vazhdimësinë në gola dhe ndikimi i tij ka rënë krahasuar me sezonet e mëparshme. Klubi madrilen ka investuar shumë për ta marrë nga Manchester City dhe nuk synon ta shesë lehtë, edhe pse rrethi i lojtarit nuk përjashton dëgjimin e ofertave.

 

 

The post Alvarez si “flamur elektoral” për presidencën e Barçës, rivalët e Laportës premtojnë argjentinasin appeared first on Telesport.