Pavarësisht se dëshira e madhe e të gjithëve te Barcelona është transferimi i Julian Alvarez për të forcuar sulmin në verën e ardhshme, katalanasit po shqyrtojnë edhe emra të tjerë.
“Mundo Deportivo” ka zbuluar një listë me 6 emra, që po ndjekin drejtuesit katalanas dhe njëri prej tyre do të jetë sulmuesi i ri. Emri i parë në listë sigurisht që është Julian Alvarez, vetëm se transferimi i argjentinasit duket një mision tepër i vështirë.
Një tjetër argjentinas është edhe Joaquín Panichelli, 23-vjeçari i cili po shkëlqen me Strasbourg, ku ka shënuar 20 gola në 39 ndeshje. Lista përfshin gjithashtu Victor Osimhen, nigeriani po shkëlqen te Galatasaray. Por edhe transferimi i tij duket i vështirë, pasi turqit do të hiqnin dorë prej tij vetëm një ofertë mbi 100 milionë euro.
Dy emra nga Serie A po merren në konsideratë nga drejtuesit e Barcelonës: Dusan Vlahovic dhe Rafael Leao. Sulmuesi serb do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Juventus dhe transferimi drejt Barcelonës është mëse i mundshëm. Leao po ashtu është një kandidaturë serioze, edhe pse portugezi luan me tepër në krah. Emri i fundit por jo më pak i rëndësishëm është Benjamin Sesko, 22-vjeçari i Man. United.
Slloveni nuk është përshtatur dot në sezonin e tij të parë në Premier League dhe mund të largohet shumë më shpejt nga sa pritej.
The post Alvarez, Panichelli, Osimhen dhe tre emra të tjerë… Kush do të jetë numri 9-shi i ri i Barcelonës? appeared first on Telesport.










