Álvarez: Me Simeone nuk ka pasur kurrë probleme, luaj në një ekip të madh

Julian Álvarez, protagonist i sezonit tek Atletico Madridi, foli për DAZN rreth rritjes së tij nën drejtimin e Diego Simeone, karakterin konkurrues dhe episodet që e kanë vënë në diskutim, si reagimi pas zëvendësimit kundër Mallorca. Sulmuesi theksoi ambicien e tij: “Shpresoj të bëj më mirë se sezonin e kaluar, por më shumë se golat më intereson të fitoj me këtë klub”.

Ai kujtoi zbarkimin në Madrid: “E dija që këtu do të më jepnin hapësirë për t’u rritur vetë dhe arritur versionin më të mirë”. Për Atletico Madridin: “Kemi një ekip të madh, me lojtarë të nivelit të lartë. Duhet të përmirësojmë disa gjëra për të luftuar në të gjitha kompeticionet”.

Álvarez sqaroi edhe episodin e Mallorca: “Ishte një reagim zemërimi me veten, nuk kisha asnjë problem me trajnerin. Përqafimi pas Rayo tregoi se në dhomën e zhveshjes gjërat janë ndryshe nga çfarë thuhet”.

 

 

The post Álvarez: Me Simeone nuk ka pasur kurrë probleme, luaj në një ekip të madh appeared first on Telesport.